VAU I DEJËS - 47-vjeçari Gjelosh Voci është vënë në prangat e policisë për shkak pas një konflikti ka qëlluar me armë në drejtim të mikut të vet. Sipas policisë i arresturi Gjelosh Voci, 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, sapo ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet, por është kapur më pas nga policia.
47 vjeçari, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt Petrit Lufi., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e Gjelosh Voci. (miq me njëri-tjetrin). Gjatë kontrollit në banesë 47-vjeçarit iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai tashmë do të akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtja pa leje” .
Mik për kokë... Besa besë!!
Përgjigju