Shkodër/ Skemë mashtrimi me TVSH-në! Pranga pronarit të biznesit 'fantazëm', në kërkim edhe një grek

Një 39-vjeçar  banues në Tiranë është vënë në pranga e policisë së Shkodrës i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë akuzohen për krijimin e një skeme mashtrimi për përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi. Ndërkohë një shtetas grek D.Th 46-vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas Policisë 39-vjeçari i arrestuar K.M është pronar i një firme tregtimi të miellit 'General Impex' firmë të cilën e ka blerë nga greku i shpallur në kërkim.

Në bazë të hetimeve 3-mujore policia konstatoi skemën ku dy personat në fjalë shtetas bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 248 994 420 lekë.

Gjithashtu u mor masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet GJ.K. 36-vjeç dhe ka lënë në detyrim paraqitje pronarin e një tjetër subjekti të lidhur si  pjesë e skemës së mashtrimit, A.B 52-vjeç.

Ndërkohë personat në fjalë do të përballen me akuzat “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja