SHKODËR- Luhatjet e energjisë elektrike kanë shkrumbuar një banesë dy- katëshe në lagjen e Parrucës.

Ora shënonte  07:30 kur në banesën e familjes Mukaj pranë ish- tisazhit ka rënë zjarri. Flakët, të ndihmuara nga era si dhe struktura e vjetër e shtëpisë, nuk kanë vonuar të përhapen, duke bërë që në pak minuta gjithçka të digjej plotësisht.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar zjarrfikëset  të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, megjithatë këto të fundit e kanë pasur të pamundur evitimin e djegies së banesës, ndërsa lokalizimi i flakëve ka shmangur pasojat në ndërtesat e tjera përreth. Ndërkohe si pasojë e zjarrit janë shembur edhe trarët e katit të dytë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i ekspertizës i cili ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së këtij zjarri.

Dyshohet se luhatja e energjisë elektrike të ketë shkaktuar shkëndijën e cila më pas ka djegur të gjithë banesën e familjes Muka, që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz apo godina të tjera përreth. 

[gallery]20618[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)