SHKODER- Dy të rinj u aksidentuan mbrëmë nga përplasja me motorçikleta mbrëmë në Vau Dejës të Shkodrës. Ervin Lleshi dhe Ermir Mustafa po udhëtonin me motor në drejtim të kundërt kur njëri prej tyre ka humbur kontrollin duke shkaktuar dhe aksdidentin. Policia bën të ditur se Ervin LLeshi është transportuar në spitalin Ushtarak ndërsa Mustafa ndodhet në spitalin e Shkodrës në koma.
Burime policore bënë të ditur se asnjë prej të rinjve nuk udhëtonte me kaskë në kokë, ndërsa lëviznin me shpejtësi të madhe. Policia nis hetimet për të zbardhur motivet e aksidentit. Aksidentet që vijnë si pasojë e mosmosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor janë të shumtë në numër, sipas policisë. Për këtë arsye, policia e Shkodrës ka kryer aksione të njëpasnjëshme me qëllim minimizimin e aksidenteve nga bicikletat dhe motorçikletat.
(en/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com