Shkodër, përplasen mjetet, humb jetën 62-vjeçari/Foto

Një aksident është regjistruar vetëm pak minuta më parë ne aksin Shkodër–Bushat. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se mjeti tip “Benz” Me targë AA 802 JA, mjeti tip “Peugeot” me targë AA 019 FF dhe mjeti tip “Opel” me targë AA 332 EK janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", Ludovik Malota, 62-vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Ndërkohë janë plagosur dy pasagjeret e mjetit “Benz”, D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar me makina të rastit në spitalin Rajonal të Shkodrës,  pasi shërbimi i urgjencës ka mbërritur me vonese në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i plotë i policisë

Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.  Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip “Benz” Me targë AA 802 JA, mjeti tip “Peugeot” me targë AA 019 FF dhe mjeti tip “Opel” me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër. Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Aksi Shkodër-Bushat, ku ndodhi ngjarja aksidentale )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vritet polici në Fier, RENEA po kreh zonën, dyshohet se autori është afër vendit ku ndodhi krimi

Vritet polici në Fier, RENEA po kreh zonën, dyshohet se autori është afër vendit ku ndodhi krimi