SHKODER- Një person, ende i paidentifikuar ka humbur jetën në një aksident rrugor, në hyrje të qytetit të Shkodrës pranë Bexhistenit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, kur një person i cili dyshohet se është në moshën 50 vjeç është përplasur nga një automjet, që u largua menjëherë nga vendngjarja.
Sipas uniformave blu i aksidentuari është lënë në anë të rrugës hyrëse të qytetit dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ato të cilët kanë njoftuar për të aksidentuarin, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe autoambulanca.
Mësohet se 50-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa transportohej nga ambulanca.
Nga kqyrja e trupit të 50-vjecarit është konstatuar se ky i fundit është përplasur nga nje automjet, i cili sipas bluve ka qenë me shpejtësi të madhe, ndërsa dyshohet se i aksidentuari ka qenë duke prerë rrugën dhe në momentin që ka qenë pranë vazove të luleve në pjesën ndarëse të rrugës është përplasur nga automjeti.
Në trupin e pajetë të 50-vjecarit nuk është gjetur asnjë mjet identiteti, çka ka bërë që deri më tani askush të mos e identifikojë.
Uniformat blu bëjnë të ditur se 50-vjeçari ka veshur një palë pantallona ngjyrë kafe dhe një xhup gri, ndërsa mospasja e asnjë mjeti identifikimi ka vështirësuar identifikimin e tij.
Mësohet se deri tani është identifikuar mjeti që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punohet për ndalimin e drejtuesit të tij.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com