'Mos hajde më tek lokali im', si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve në Shkodër! U plagos me thikë Ademir Fresku, arrestohet autori

Shkodër- Një plagosje me thikë është shënuar në qytetin e Shkodrës rreth orës 11:00 të paradites së sotme (14 Janar).  

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit 'Migjeni', tek sheshi “Demokracia”, kurse autori i dyshuar u kap pak momente pas shpalljes në kërkim.

I plagosuri është këngëtari Ademir Fresku, 30 vjeç. Si autor të krimit policia vendore dyshon për Gjergji Dardha, 50 vjeç, pronari i një dyqani fruta-perimesh afër me lokalin. Krimi ka ndodhur  jashtë lokalit të këngëtarit, i cili e kishte marrë me qira. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore dhe mbledhja e dëshmive, motivet e plagosjes janë të dobëta, një sherr banal për shkakun e hedhjes së plehrave. 

Burime pranë vendit të ngjarjes i bënë me dije gazetarit të Report TV, Ergys Kavaja, se konflikti fillimisht ka nisur për hedhjen e mbeturinave të autorit pranë lokalit që ka me qira 30-vjeçari Ademir Fresku, ndërkohë që ditën e sotme, kur tregtari ka shkuar në lokalin e 30-vjeçarit Fresku, i është thënë se nuk do t’i shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij. 

Këtu ka nisur konflikti mes autorit dhe të plagosurit, që ka sjellë edhe përdorimin e armës së ftohtë që 50-vjeçari e kishte pranë banakut.

“Dyshohet se shtetasi Gj. D., 50 vjeç (Gjergj Dardha), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Freskun, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit GJ. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia vendore.

Vendngjarja është rrethuar, teksa po kryhen procedimet për autorin e dyshuar dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

"Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gj. D., 50 vjeç. I dëmtuari, shtetasi A. F., (Ademir Fresku) po merr mjekim", sqaroi policia. 

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kirasi: 14/01/2025 13:28

    Këto janë ulur në Shkodër dhe mendojnë se gjthqçka është e tyre!Merni statistikat për krimet,vjedhje,përdhunimet,xanjën e tokave gjithandej dhe shihni bilancin e këtyre,që kurr nuk bohen njerëz,edhe ato pak që janë të mirë,është e pa mundur pae nxjerr kryet dikur.

    Përgjigju
    • ???: 14/01/2025 14:45

      Ta haje dreqi kete klasifikim, ne menduam qe 2 "bandat muzikore" me me nam jane ne zonen Tende te banimit.

  • Shkodrani: 14/01/2025 12:27

    Me mbiemër Dardha,Molla,kumbulla,jan Dukagjinas qe nuk u bene njerez kurr

    Përgjigju
    • Shkodran: 14/01/2025 16:36

      Ky djali ate lokal e ka te vetin,aty kan pas shpine,çohen e vijne dugagjinasit e dojne me u ba tregtar ne Shkoder tu i hedh plehnat me mes rruges

    • Bako: 14/01/2025 13:16

      Ata "Shkodran" qe llogjikojne keshtu si ti dhe ky me poshte, tregojne mungese kulture dhe turperojne veten.Te fshihesh pas anonimatit dhr te hedhesh vrer kudo dhe ndaj kujdo, eshte ne rastin me te mire paburreri.

    • Per: 14/01/2025 12:58

      Ka edhe te mire por shumica nuk jan ba njerez asiher

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre