Disa qytetarë në Shkodër kanë dalë në protestë pas paralajmërimit për prishjen e shtëpive të tyre për shkak të ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi”.
 
 Familjarët i kanë bërë thirrje kryeministrit që të anulojnë këtë vendim si dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. 

"Stadiumi  “Loro Boriçit” i përmban të tëra parametrat e UEFA-s, përderisa ajo e ka miratuar edhe në ndeshjet që u luajtën u tregua që nuk ishte e nevojshme prishja e shtëpive për të bërë një parking" 

"Nuk e kuptoj punën e tyre përse nuk na kanë lënë rehat në shtëpitë tona, në pronat tonë, me dokumente të gjitha të rregullta prandaj kam frikë se kjo gjë është e qëllimshme se dikush ka mundësi po e bën për të përvetësuar këtë truallin këtu"
 
"Për sa i përket parkingut që kërkon zotëria, siç e tha parafolësi do ta marr truallin që me një VKM tjetër t’ia jap dikujt tjetër për të bërë një 15 katësh. Përderisa shteti shqiptar nuk pranon që të ecë në bazë të ligjeve dhe rregullave edhe ne do të dalim nga rregullat",
shprehen qytetarët. 

Sipas projektit 6 banesa dhe 4 biznese për rreth stadiumit duhet të prishen për të plotësuar kërkesën e UEFA-s për parkingun. 

[gallery]20898[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)