Policia është vendosur këtë të shtunën në Theth, Shkodër në kërkim të një personi, pasi u informua përmes një telefonate operative se dikush po qarkullonte me armë zjarri. Report TV raporton se bëhet fjalë për personin me inicialin D.Z, 22 vjeç.
22-vjeçari porsa ka parë që ndiqej nga Policia, ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësirën është larguar. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Komento