Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri pranë banesës së prokurorit Vat Staka në lagjen “Qaf Hardhi” në qytetin e Shkodrës. Policia po heton nëse autorët kanë pasur si qëllim kërcënimin e prokurorit apo ndaj bashkëshortes së tij, e cila është drejtoreshë e Sigurimeve Shoqërore në këtë qytet.
Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 21.30 ndërsa kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kanë njoftuar efektivët e policisë. Uniformat blu me të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Në afërsi të banesës së prokurorit Staka, grupi hetimor ka gjetur disa gëzhoja armësh, ndërsa sipas dëshmive të banorëve të zonës, autori pasi ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri është larguar me një automjet.
Fatmirësisht nuk është shënuar ndonjë i lënduar ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Policia përveç pistës që ka të bëjë me kërcënimin për shkak të detyrës së prokurorit Stakaj po heton edhe në ndonjë konflikt të çastit mes personave të ndryshëm të cilët kanë përdorur armët dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO