SHKODËR- Banorët e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë në orët e para të mëngjesit ndërsa rreth orës 12:00 kanë nisur një grevë urie.
 
Ata kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet e viteve 2010, 2011.
 
Banorët kanë tentuar të futen me forcë në prefekturë ndërsa janë rrethuar nga policia e cila i ka ndaluar të ndërmarrin atë veprim.
 
Ishin rreth 30 banorë që nisën protestat kur forcat e policisë nuk i lejuan të futen në prefekturë.
 
Ata kanë ngritur çadrat në Pedonalen e Shkodrës për të zhvilluar një grevë e cila nuk dihet sa mund të zgjasë apo sa do të jetë numri i pjesëmarrësve.

[gallery]20744[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com