SHKODER- Nuk pagoi faturën e energjisë elektrike, pronari i lokalit qëllon me armë zjarri qiraxhiun duke e plagosur atë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës në unazën lindore pranë Stacionit të Trenit në rrugën “Pal Engjelli”. 

Ka qenë një debat i çastit në mes pronarit Dedë Gurit 60 vjeç dhe qiraxhiut Fatmir Zyles 33-vjeç, pas kërkesës së Gurit për të paguar faturën e energjisë elektrike të lokalit. 

Ky i fundit i ka thënë se nuk do e paguaj faturën e energjisë dhe në këtë moment kanë nisur të debatojnë. 60-vjeçari është larguar në banesë për të marrë armën e për t’u rikthyer pas disa minutash. Në këtë moment 60-vjeçari ka qëlluar me kallashnikov pa paralajmërim dy herë duke plagosur rëndë 33-vjeçarin. 

Pasi kanë dëgjuar të shtënat, vjehrra e Zyles ka dalë në rrugë ndërsa ka tentuar të qëlloj mbi autorin Dedë Guri por i është bllokuar pistoleta. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivet e policisë të cilët në kohë rekord kanë bërë të mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë të 60-vjeçarit Dedë Guri. 

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri automatik. 

Gjithashtu nga kontrolli në banesën e 33-vjeçarit është gjetur një pistoletë dhe 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. 

33-vjeçari Fatmir Zyla pasi është dërguar në spitalin e Shkodrës i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se edhe më herët Dedë Guri ka qenë në burg për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. 

Mospagesa e faturës ka detyruar këtë të fundit të kryej krimin e rëndë.

Vjehrra tentoi të qëllojë pronarin, bllokohet arma
Pas plagosjes ka ndërhyrë vjehrra e Fatmir Zylës, e cila ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri Dedë Gurin, por pistoleta është bllokuar.
 
Policia ka shoqëruar në komisariat vjehrrën e Fatmir Zylës, ndërsa pronari Dedë Guri po merret në pyetje për të zbardhur ngjarjen.

Polcia sekuestron një kg Cannabis sativa dhe një armë zjarri në shtëpinë e të plagosurit
Pas kontrolleve të ushtruara nga policia e Shkodrës, në shtëpinë e Fatmir Zylës është gjetur një kilogram lënde narkotike Cannabis sativa.

Gjithashtu nga kontrolli në shtëpinë e të plagosurit është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë.

Informacion paraprak i Policisë Shkodër
Shkodër
 
Informacion Paraprak
 
Më datë 02.08.2017, rreth orës 22:15 jemi njoftuar se ka te shtëna armësh në unazën lindore në afërsi të një lokali.
 
Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se para një lokali  është plagosur me armë zjarri shtetasi F. Z, rreth 33 vjeç, banues në Grudë e Re,  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal ku po merr ndihmë mjeksore.
 
Në kohë rekord është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dedë Guri rreth 60 vjeç.
 
Në vendngjarje  grupi hetimor ka gjetur  dhe  sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri  automatik.
 
Gjithashtu nga kontrolli në banesën e të dëmtuarit është gjetur një pistoletë  dhe 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
 
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
 
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[gallery]23345[/gallery]

Er.K/dy.b/shqiptarja.com