SHKODËR-Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të enjte 17 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.

Lënda narkotike u kap në një makinë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Si posedues i kësaj lënde narkotike u arrestua një shtetas gjerman. I arrestuari Pawel Keksel, 29 vjeç, u kap pas kontollit të ushtruar në automjetin e tij  tip "Volvo" me targë HAIC130, ku u gjet edhe kanabisi.
 
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotikëve" .

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com