Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “LIMITLESS” gjatë të cilit janë sekuestruar 540 fidanë dhe 300 bimë në gjendje të tharë, lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri.
Dy persona u arrestuan në flagrancë ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në prangat e policisë ka rënë Alfred Marashi, 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal, Leonard Alija, 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Ndërkohë që u shpall në kërkim Gjon Marashi, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 284, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Alfred Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e proves materiale një armë zjarri model 56 me një krëhër me 30 fishekë dhe 300 bimë në gjendje të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi:
P. A, 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale "Moskallzim krimi", e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
[gallery]21911[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.3%
-
Jo
13.9%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27