SHKODER - 45 kg kanabis i sekuestruar, një person i arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim, ka qenë ky rezultati i operacionit të policisë së Shkodrës në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku shtetasi rumun Vasile Buzdugan ka rënë në prangat e policisë ndërsa shtetasi shqiptar Françesko Sufaj 19 vjeç është shpallur në kërkim.
Arrestimi i shtetasit rumun është bërë në momentin që tentonte të hynte në shtetin fqinj të Malit të Zi nga kjo pikë kufitare, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur lënda narkotike e fshehur brenda automjetit të tij.
Ky është një nga rastet e rralla ku në pikën kufitare të Hanit të Hotit efektivët e policisë kanë bërë të mundur prangosjen e poseduesve të lëndës narkotike pasi në të shumtën e rasteve trafikantët janë larguar duke braktisur lëndën narkotike për t’i shpëtuar prangosjes nga forcat e policisë kufitare.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com