SHKODËR- Një person është arrestuar në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij tip "Benz", mallra të ndryshme për të cilat paguhet akcizë drejt Malit të Zi.
 
Naim Bashi 58 vjeç, banues në Shkodër po transportonte drejt Malit të Zi shampo dhe mallra të tjerë kontrabandë.
 
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Kontrabandë me mallra të tjera", parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

shampo
Mallrat kontrabandë që u sekeustruan

dy.b/shqiptarja.com