SHKODER - Një efektiv policie është plagosur me thikë ditën e sotme në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës, pas një konflikti për përplasjen e makinave.

Mësohet se polici Jahen Bardelli 33 vjeç është plagosur me thikë në kofshën e majtë, pas një zënke me 4 persona që ka degjenuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Policia e cila mbërriti menjëhërë në vendngjarje ka ndaluar shtetasit Afrim Cufaj 37 vjeç dhe Saimir Lusha 23 vjeç, ndërkohë që është vënë në kërkim të Luan Kelqani dhe të vëllait të tij, të cilët kanë mundur të largohen pas ngjarjes.

33-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë dhe është përplasur lehtë me automjetin tip “ëolksëagen” me targa AA493 BY, në pronësi të shtetasit Luan Keqani, i cili udhëtonte së bashku me 3 personat e tjerë. Pas përplasjes ka nisur dhe konflikti, ku njëri prej 4 personave që udhëtonin me makinën “Wolksëagen” e ka plagosur efektivin e policisë Jahen Bardelli me thikë.

Efektivi i policisë është dërguar menjeherë drejt spitalit rajonal të qytetit, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)