SHKODER – Një sherr për motive pronësie duket se është shkaku që i mori jetën një personi dhe shkaktoi plagosjen e një tjetri në fshatin Hajmel të Shkodrës.

Policia vendore bëri të ditur se pak para mesditës në këtë fshat humbi jetën shtetasi Rrok Kaçorri dhe u plagos nipi i tij Zef Kaçorri.

Policia ka ndaluar 3 persona të familjes Arra (babain dhe dy djemtë: Dedë, Sandër dhe Zef Arra) që dyshohen si autorë të ngjarjes dhe po i merr ata në pyetje për të zbardhur rrethanat sherrit që i kushtoi jetën një personi.

Mësohet se debatet mes dy familjeve kanë qenë më të forta se zakonisht gjatë dy ditëve të fundit. Situata ka degjenuar kur gjatë ditës së sotme 3 pjesetarët e familjes Arra i kanë dalë në pritë viktimës dhe të plagosurit dhe i kanë qëlluar menjëherë në qendër të fshatit me armë zjarri pistoletë.

Zef Kaçorri ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

(im/shqiptarja.com)