SHKODËR-Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaji shtetasi afgan në Shkodër ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë. Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre.
Pronarët e servisit ku u gjet afgani tregojnë se ai ka qenë tërësisht i lirë dhe ka lëvizur në gjithë qytetin i vetëm ose bashkë me punonjësit e tjerë sipas dëshirës. Ata shprehen se e kanë takuar rastësisht në një lokal aty afër dhe e kanë marrë për ta ndihmuar duke qenë se ishte i uritur dhe i pastrehë. Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16 dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij.
Familjarët kanë dorëzuar edhe në gjykatë një video nga momentet që kanë kaluar me afganin, duke pretenduar se nuk e kanë keqtrajtuar.
Po ashtu Lazër Pashuku shprehet se të gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të kërkuar azil dhe për t'u larguar tek familja e tij në Greqi. Pronari tregon se ka dashur ta ndihmojë që të largohet drejt Greqisë duke i dhënë para dhe ushqime për rrugën por sipas tij afgani i ka kërkuar që të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë për të punuar. Po ashtu babai i vëllezërve Pashuku, Aleksandër Pashuku shprehet se i ka hapur dyert e shtëpisë së tij duke fjetur aty dhe duke e trajtuar njësoj si djemtë e tij.
Familja Pashuku kërkon drejtësi për të arrestuarin Alehandro Pashuku dhe të shpallurin në kërkim Kristjan Pashuku duke thënë se nuk është e vërtetë se e ka trafikuar dhe se nuk ka patur asnjë lloj presioni, përkundrazi e kanë ndihmuar atë maksimalisht.


Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit, Report Tv zbardh EMRAT! Autoriteti i Dosjeve: 410 persona në kërkim nga familjarët
2 Prill, 16:57
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Në kërkim për kultivimin e 130 bimëve kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Vaun e Dejës
2 Prill, 13:38
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
2 Prill, 12:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Kishin mbjellë filiza kanabisi, arrestohen tre familjarë në Malësi të Madhe! Njëri prej tyre tenton t’ia mbathë duke kapërcyer murin! Në kërkim 52-vjeçari
1 Prill, 11:59
-
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër! Përdorte motobarka për trafikimin e drogës
1 Prill, 09:43
-
Rritja e çmimit, shkodranët në Mal të Zi për naftë, fluks i lartë automjetesh në pikën doganore të Muriqanit
31 Mars, 20:03
-
Velipoja përgatitet për sezonin veror, Benet Beci: S’ka më ndërtime pa leje, standarde të reja për pushuesit
31 Mars, 11:33