Një 29-vjeçare braziliane është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte shfrytëzuar apartamanetin e marrë me qira për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 40-vjeçar banues në Shkodër i cili dyshohet se ka qenë përfitues nga kjo veprimtaritë kriminale.
Dy personat u arrestuan brenda apartamentit i cili ndodhej në lagjen “Ahmet Haxhia”, ku u sekuestruan edhe Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rent home 10”.
Arrestohet një shtetase braziliane, e cila apartamentin e marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia”, e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike
Në pranga dhe një shtetas, përfitues nga veprimtaritë kriminale, i cili u kap në këtë ambient.
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash (në euro dhe në lekë).
Si rezultat i veprimeve hetimore disaditore, të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e vënies së një apartamenti të marrë me qira, nga një shtetase e huaj, në dispozicion të veprimtarive kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Rent home 10”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasja braziliane, L. S., 29 vjeçe, dhe shtetasi N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e marrë me qira nga 29-vjeçarja, në lagjen “Ahmet Haxhia”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për ushtrim të prostitucionit dhe për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Në këtë ambient u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento