12 parcela me 1530 rrënjë bime narkotike janë asgjesuar në qytetin e Shkodrës nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim FNSH.Sipas policisë kanabisi ishte i kultivuar në 6 fshatra dhe i ndarë në 12 parcela. Operacioni i realizuar nga Policia e Shkodrës  dhe Komisiariti i Pukës  kanë shkatërruar parcelat konkretisht në 

-Në vëndin e quajtur  "Gajnë", në  fshatin Kroni Madh, në Shkodër.
-Në vëndin e quajtur "Teke kroni", në fshatin Molla Shoshit, në Shkodër.
-Në fshatin Mnelë e Vogël-Vig Mnelë, në Shkodër.
-Në fshatit Kimëz, në Gjegjan, Pukë. 
-Në fshatit Buzhal, në Qelëz, Pukë.
-Në vëndin e quajtur " Krojë i Shehut pranë Prrojt të Zi ",fshati Ura Shtrejtë , Shkodër.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre policia i ka marrë  në cilësinë e provës material ndërkohë po punohet pë identifikimin dhe kapjen e autorëve kultivues.

Gjirokastër,ndalohet  i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve     
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 61 vjeçarin Agron Danaj 61 vjeç pasi nga kontrolli i ushtruar për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike si dhe nga informacioneve të marra në rrugë operative atij i'u gjetën dhe asgjesuan bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
 
Materialet në ngarkim të këtij personi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”       

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)