Shkodër-Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë  me dije se gjatë ditës së sotme  u bë i mundur arrestimi në flagrancë i dy personave, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në një lokal: 

Hidisen Dervishi, 24 vjeç, banues në Shkodër, 
Rei Besho, 19 vjeç, banues në Shkodër,

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në portalin e komisariatit dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar anonim, se në një lokal këto persona  shpërndanin lëndë narkotike. Më pas  shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur personat e lartpërmendur, ku dhe nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa ku rezultuan me peshe 8 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.