Shpërthimi i bombolës së gazit ka rezultuar fatal për një banesë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar gjatë mëngjesit të së martës pranë ish-kryqëzimit të degës në Shkodër. Në katin e 5-të të një pallati. Shpërthimi i bombolës se gazit ka shkaktuar zjarrin i cili ka shkrumbuar gjithçka.
 
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve shuarja e flakëve të zjarrit ka qenë e pamundur ndërkohë që gjithçka është shkrumbuar. Ndërsa është vënë në rrezik serioz jeta e 2 të moshuarve që banonin aty.

Ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Situata e krijuar, ka ngjallur panik edhe për banorët e tjerë të pallatit të cilët kanë qenë të shqetësuar për përhapjen e flakëve të zjarrit me shpejtësi, pasi rrezikonte edhe hyrjet e tjera.
 
Pas rreth 30 minutash, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe neutralizimit të flakëve të zjarrit gjithçka ka marrë fund, ndërkohë që dëmet si pasojë e këtij zjarri janë tepër të mëdha. E gjithë banesa është shkrumbuar. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com