I vihet tritoli zyrave të OSHEE-së në Vaun e Dejës! Report Tv siguron VIDEON e momentit të shpërthimit të lëndës plasëse, dëmtohen 2 makina

SHKODËR- Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 2 të mëngjesit.

Policia thotë se si pasojë dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr u dëmtuan plotësisht. Shpërthimi ishte aq i fortë saqë edhe përveç makinave, në pamje shikohen xhama të thyer dhe një kondicioner që ka përfunduar në tokë.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.

Burime për Report Tv thanë se grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar kamera sigurie të cilët tregojnë lëvizjet e fundit pak para se të ndodhet shpërthimi.

Megjithatë nuk ka akoma një version për shkaqet e kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës po drejtohen nga prokuroria e Shkodrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
VIDEO/ Report Tv siguron pamjet nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e OSHEE-së në Shkodër

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Siç shihet nga pamjet, një nga makinat e OSHEE-së e cila është parkuar në oborr hidhet në erë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2023 00:13

    Ose ndonje mospagues fature dritash i rendomte,ose paralajmerim per dike qe ka pare me shume se c'duhet,p.sh sahatet e ndonje shtepie bari ne zone.

    Përgjigju
  • Bobi: 05/03/2023 14:10

    Do e zbuloje Drejtori i Policise. Ka ardhur nga Akademia i mbushur plot e per plot me ide se si behen punet. Eshte specialist i papare. Lume Shkodra qe e ka se pa te gjithe keto kohe ka humbur shume.

    Përgjigju
    • Ngelsi: 08/03/2023 13:42

      Edhe ti student i ekselencës do të jesh se të ka përgatitur mirë....

  • gjergji: 05/03/2023 13:02

    TE BURGOSET DEPUTETI I "FOLTORES" SE Vaut Dejes. Ai eshte inspirusi i akteve terroriste.Policia te kete nen kontroll apo vezhgim B.Spahin.

    Përgjigju
  • tani: 05/03/2023 12:50

    shteti eshte bere pale me krimin...nuk shpjegohen ndryshe keto shperthime...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin