SHKODËR - Pak orë para zgjedhjeve për kreun e ri të komunës Rrethina në Shkodër, materialet zgjedhore kanë nisur shpërndarjen rreth orës 15:00 të ditës së shtunë.
Në KZAZ nr 2, e vendosur në pallatin e sportit, aty ku edhe do të numërohen të gjitha qendrat e votimit, kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Arvit Osja, çdo gjë ka vijuar normalisht, ndërsa problematike mbetet plotësimi i komisionerëve nga subjektet politike.
Materialet zgjedhore janë dorëzuar të gjitha tek komisioni zonal zgjedhor. Forcat politike nuk i kanë sjellë në afatet e caktuara, por kjo gjë është zgjidhur dhe jemi konform rregullave".
Mbi 16 mijë votues të komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
Kryekomunari Kleves Muja pak kohë më parë u shkarkua nga detyra dhe u arresua, pasi kërkohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Nesër edhe komuna e Dardhës në Korçë do të zgjedhë kryetarin e ri të komunës së saj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha, sërish fushatë në komunën Rrethina