TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë me dhunë një kazino në Shkodër dhe ka tentuar të vjedhë xhiron ditore të saj, por pa sukses.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, që ka nisur hetimet për kapjen e autorit. Burime policore konfirmojnë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes në ambientet e brendshme në dyshemenë e kazinosë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 gëzhojë metalike Mod - 54, si dhe u sekuestruan pamjet filmike  të  kamerave.
Nga  kryerja  e  veprimeve  hetimore,  ka rezultuar se një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë ka hyrë në e ambientet e kazinosë, i cili ka qëlluar një herë në ajër duke kërkuar të marrë xhiron ditore, por më pas është larguar pa arritur të marrë asgjë, ngjarja ka mbetur  në  tentativë,  gjë e cila është  deklaruar edhe nga shtetasi administratori i  këtij lokali. Po  punohet  për  identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.g/