Shkodër/ Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë teksa udhëtonte me biçikletë, në pranga 48-vjeçari

Shkodër/ Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë teksa udhëtonte me biçikletë, në pranga 48-vjeçari

Makina me të cilën e përplasi dhe bicikleta

SHKODËR- Ervin Çeka është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij, duke e përplasur me makinë.

48-vjeçari, sipas policisë me makinën që drejtonte ka tentuar të përplasë 68-vjeçarin A.U, i cili po udhëtonte me biçikletë në korsinë e dedikuar për biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Marin Biçikemi”.

‘Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.

Automjeti që drejtonte Ervin Çeka, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

48 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar