Ndërsa gazetari i Report Tv raportonte nga protesta para kryeministrisë, disa prej protestuesve, dy prej tyre me maskë, e rrethuan për të përçuar disa mesazhe.

Njëri prej tyre, i maskuar, mbante një fashë të kuqe ku shkruhet ‘Albania.’ Një tjetër, pa maskë, bëri simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa i treti bëri shenjën ‘ok.’

Të pyetur nëse kishin ndonjë koment, nuk munguan as thirrjet për dhunë:

-Ramës i them të japë dorëheqjes sa më shpejt! Mos e shty deri në luftë civile!

-Nuk do të dorëzohemi derisa të ikë Edi Rama!


Lajmi kryesor:

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria! U vënë zjarrin fotove të Ramës e Vuçiçit