SHKODËR., 18 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Dhuna ndaj fëmijëve dhe shfrytëzimi i tyre ishin në qëndër të aktivitetit ne formen e trajnimit të organizuar sot në qytetin e Shkodrës, nga organizatat Save the Children dhe Gruaja në Zhvillim Shkodër në kuadër të projektit "Jemi dhe ne"- përfshirje sociale për fëmijët romë dhe egjiptianë në Shqipëri.I financuar nga Bashkimi Europian dhe Save the Children, aktiviteti kishte si temë kryesore luften ndaj abuzimit të fëmijëve". Lektorja e këtij trajnimi, Irida Agolli, bëri të ditur se objektivi kryesor i projektit të tyre është që fëmijët romë dhe egjyptianë të gëzojnë të drejtat themelore bazë dhe të integrohen me pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile. Ajo solli shembuj konkretë nga terreni, ndërkohë që mori prej grupit të përzgjedhur në këtë projekt mendimet në lidhje me punën që duhet të bëjnë për normalizimin e situatës së kësaj shtrese.Gjatë një prononcimi për ATSH-në, lektorja Agolli tha se qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të organizatave lokale për koordinim me aktorë te tjerë si dhe ngritja e kapaciteteve të përfaqësuesve nga strukturat lokale që koordinohen nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve. Sipas saj, përfitues të këtij projekti janë fëmijë egjiptian e rome në situatë rruge, OJF, specialiste të mbrojtjes së fëmijëve, pushteti lokal etj. Duke iu referuar Shkodrës dhe rajonit të saj, Agolli shtoi se fëmijët e margjinalizuar në situatë rruge, romë dhe egjyptianë, do të përfitojnë nga masat gjithëpërfshirëse sociale të ndërmarra nga OJF-të lokale dhe Institucionet publike.Ajo tha se, përfitruesit e drejtpërdrejtë janë 250 fëmijë rome dhe egjyptianë në situatë rruge, 11 OJF, rome dhe jorome, 10 profesionistë nga rajoni Shkodër, 15 anetarë të grupit teknik për çështjet rome në nivel qarku, Bashkia Shkodër, përmes departamentit të shërbimeve sociale dhe strehimit etj. /a.ke/
/Shqiptarja.com






