Shkodër/ Tre të rinj në pranga, shpërndanin doza kanabisi në qytet

SHKODËR - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis.

Tre të arrestuarit, K.Ç., 25 vjeç, R.Ç., 21 vjeç dhe K.L., 25 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se shpërndanin doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Ata u arrestuan në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’ dhe policia sekuestroi dozat e kanabisit si dhe 3 celularë.

'Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 25 vjeç, R. Ç., 21 vjeç dhe K. L., 25 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga kontrollet fizike të kryera ndaj 3 shtetasve, në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se do ta shitnin në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.', njofton policia.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare