Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol në qytetin e Shkodrës, rreth mesnatës së kaluar. Report Tv mësoi se lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e babait të futbollistit Fatjon Kiri.

Policia bëri me dije se shkak i shpërthimit dyshohet të kenë qenë konfliktet e të atit të futbollistit, Sadetin Kiri, me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të mesnatës së kaluar, në lagjen Tophanë, ku u raportuan vetëm dëme materiale, ndërsa sipër garazhit ndodhet edhe shtëpia e pronarit, Sadetin Kiri. Ndërkohë, policia ka shoqëruar tetë persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

tritol shkoder
(Pamje nga shpërthimi me tritol në një garazh)

fatjon kiri
Fatjon Kiri

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2018, rreth orës 23:50, në lagjen "Salo Halili", në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të shtetasit F.K. 29 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë konfliktet që shtetasi S.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Policia ka shoqëruar 8 persona, të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

tritol shkoder

tritol shkoder
(Pamje nga shpërthimi me tritol në një garazh)

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com