Shkodër/ U preu rrugën me makinë 2 turistëve polakë duke i përplasur për vdekje, lihet në burg 27-vjeçari! I riu: Ndodhi nga pakujdesia

Shkodër/ U preu rrugën me makinë 2 turistëve polakë duke i përplasur për vdekje, lihet në burg 27-vjeçari! I riu: Ndodhi nga pakujdesia

Pamje nga aksidenti ne Shkodër

27-vjeçari David Gjonaj, që u preu rrugën me makinë 2 turistëve polakë të cilëve u shkaktoi vdekjen, është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës. Seanca është mbajtur me dyer te mbyllura, ndërkohe që drejtuesi i mjetit në gjykatë ka deklaruar se ‘gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia’. Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet se 27-vjeçari tentoi të hynte në një pikë karburanti, ku nuk i lejohej të kthehej, pasi vija e bardha ishte e pandërprerë, duke u prerë rrugën dy turistëve polakë.

Për pasojë humbën jetën turistët Waldemar MakoWski, 45 vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare. Postimin e fundit në rrjetet sociale e kishin në Malin e Zi. Drejtuesi i makinës u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Në pamjet nga aksidenti i rëndë duket se motori është shkatërruar tërësisht ndërsa makina ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Një ditë më parët një grup motoristësh u grumbulluan tek Korpusi në shenjë protestë për mënyrën se si drejtuesit e mjeteve shkelin në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit rrugor, duke kërkuar edhe një reagim më të ashpër ndaj tyre nga policia rrugore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Motorristi: 10/05/2022 00:04

    Po mer ti po nga pakujdesia,u kalbsh mrena o i zgjuar se ke marr 2 jete te pafajshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës