Shkodër/ I gjetën në shtëpi 8 kg kanabis, arrestohet babai, në kërkim i biri adoleshent

Shkodër/ I gjetën në shtëpi 8 kg kanabis, arrestohet babai, në kërkim i biri adoleshent

Droga e sekuestruar

Shkodër-Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim tre ditë, është vendosur në pranga, pasi efektivët e policisë i gjetën në oborrin e banesës 8 kg e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e djalit të tij 17-vjeçar, i dyshuar se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Opozita bashkon votat, Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe

Opozita bashkon votat, Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe