Shkodër, udhëtonte me motoçikletë
autovetura përplas 37-vjeçarin

Një 37-vjeçar është plagosur rëndë në Shkodër paraditen e sotme, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas me një automjet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është 37-vjeçari A.M., banues në fshatin Guri i Zi të Shkodrës. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal dhe mësohet se ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, si pasjojë e plagëve që ka marrë ne pjesën e kokës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:35 në vendin e quajtur "Rrotondoja e Dobraçit", në lagjen "Partizani" të qytetit.  

Mjeti tip "Mini Cooper" me targë AA585BF që drejtohej nga S.L., banues në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe, është përplasur me motorçikletën tip "Lifan" ma targë CAD780, me drejtues 37-vjeçarin, i cili ka mbetur i lënduar.

Sipas dëshmimtarëve, në momentin që motoçikleta ka qënë duke dalë në aksin nacional nga një karburant aty pranë, është përplasur nga autovetura, e cila sipas policisë, ka qenë duke lvizur brenda normave. Pavarësisht frenimit të autovetures, përplasja nuk ka mundur të evitohet.

Sipas grupit hetimor, aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të motoçikletës.

Efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të autoveturës deri në sqarimin e plotë të rrethaneve të aksidentit.

aksident shkoder

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet