Një ditë pasi drejtuesit e Ujësjellësit në Shkodër deklaruan publikisht se janë investuar 14 milionë lek për të siguruar ujë të pastër në Postribë, banorët dolën sërish në protestë. Sipas tyre, ky investim nuk zgjidh problematikën, pasi uji ndotet nga gurorja në zonë. Ata paraqitën dhe analizat e kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik, ku shkruhet se uji nuk është i pijshëm.
“Kanë ndryshuar vendburimin, duke përdor ujë të papijshëm. Ne jemi kundër këtij investimi. Kërkojmë të ndalohet aktiviteti në gurore”, thanë ata.
Po kështu ankohen dhe për mungesën e energjisë elektrike, pasi nuk është investuar prej vitesh.
“Vjen tension i ulët, janë djegur pajisjet dhe askush s’mba përgjegjësi”, thanë më tej.
Besmir Lesha, drejtor i Ujësjellës-Kanalizime në Shkodër ka qenë të dielën në zonën e Rrasekut ku deklaroi se çështja e furnizimit me ujë dhe ndotja e tij është zgjidhur falë një investimi prej 14 milionë lekësh që i shërben 7,000 banorëve të Postribës.
Burimi i Rresekut në Postribë ndër vite ka qene problem për shkak të ndotjes së ujit, por linja e re prej 4 km shmang përzierjen e ujërave të shiut me ujin e burimit.
Ujësjellësi është ndërtuar në vitet 2013-2015 me fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit ndërkohë që linja dhe vepra e marrjes së ujit, me vlerë 14 milion lekë u financuan nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizime në Qarkun e Shkodrës.
R.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
81.6%
-
Normale
11.5%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 6995
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor, 22:40
-
Në Shkodër 'fiken dritat', Vllaznia - Laçi fillon me vonesë! Tifozët braktisin Superligën
14 Dhjetor, 16:11
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor, 15:54
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor, 22:11
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor, 16:28
-
Malësi e Madhe/ Humbi jetën në aksident, publikohet foto e 21-vjeçarit, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve (FOTO)
13 Dhjetor, 13:02
-
Digjet nënstacioni i Draçinit, gjysma e Shkodrës pa energji
13 Dhjetor, 12:25
Çfarë investimi kanë bërë për 23 vite nën pushtetin e bandave të PDsë në këtë komunë që drejtohej nga PDja?
Përgjigju