Shkodër, ul siparin Festivali i
Poezise së Pabotueme, ja çmimet

Shkodër, ul siparin Festivali i<br />Poezise së Pabotueme, ja çmimet
Tinguj violine, poezi dhe piktura të shpalosura në shkallët e një monumenti vepër e të madhit Kolë Idromeno, ndërsa nën hijen e godinës së braktisur e harruar, disa të rinj interpretojnë vargjet e tyre të zemrës.

Janë poezi që nuk i keni lexuar apo parë kund të botuara, e vetëm si të tilla mundën të shpalosen përpara publikut si konkuruese të Festivalit të Poezisë së Pabotueme.

Edicioni i 7-të i këtij festivali që organizohet nga organizata lokale EKO Mendje u mbajt këtë të dielë pikërisht nën madhështinë e asaj që njihet si Vila e Zogut nën peisazhin e mrekullueshëm të Liqenit të Shkodrës, me pjesëmarrjen e dhjetra krijuesve e dhjetra e personaliteteve si aktorët Alfred Trebicka, Merita Smaja, Nikolin Fërketa, publicisti Zija Vukaj, poeti Pjavër Kroni, Alma Hoti, Festim Abdyli e Besmir Haliti.

Festivali u hap me interpretimin e aktorit të teatrit Migjeni, Nikolin Fërketa me poezinë e Arian Shporit, më pas u lexua poezia e shkrimtarit Ernest Koliqi "Shkodra n'nade" me interpretimin e aktores së re Vivian Mehmeti, fituese e çmimit interpretuesja më e mirë e vitit. Nën moderimin e gazetarit, 13 finalistët e këtij festivali më pas shpalosën njëri pas tjetrit poezitë e tyre nën tingujt e violinës dhe kitarës nga Anton Kaftalli dhe Artion Qamili. Konkurentët ishin ndarë në 3 grupe konkurimi, në mes të të cilave publiku mundi të shijojë poezi të interpretuara nga Besmir Haliti dhe këngë të Amy ëinehouse.

3 juri, ajo e mediave, kritika letrare dhe juria e aktorëve vlerësuan pjesëmarrësit në këtë festival. Ato ishin, Freskida Miloti, Emi Kalaja, Sidola Osja, Alma Mehmeti, Erjona Rusi., Zija Vukaj, Pjaver Kroni, Merita Smaja, Alma Hoti, Festim Abdyli , Besmir Haliti dhe Alfred Trebicka.
 
Fituesit e këtij festivali
Çmimi i Medias - Argezon Sulejmani
Çmimi i Intepretimit -Arjola Zadrima
Çmimi i Trete -Elvis Ndoja
Çmimi i Dyte - Arjola Zadrima
Çmimi i Pare - Melita Vjerdha
 
Poetë finalistë
Arjola Zadrima
Argezon Sulejmani
Drita Gera
Gejsi Zaja
Melita Vjerdha
Mark Kuzhnini
Ervis Gaspri
Igli Marion
Elvis Ndoja
Diana Malaj
Megi Bashi
Liza Lucgjonaj
Nerinda Hysa
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, goditet grupi që trafikonte kokainë e kanabis! 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25

Operacion antidrogë në Tiranë, goditet grupi që trafikonte kokainë e kanabis! 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25