Policia vijon operacionet masive kundër kultivimit të bimëve narkotike në gjithë territorin e Shqipërisë. Gjatë disa operacioneve të ndryshme të zhvilluara në Shkodër, Pukë, Vaun e Dejës, Vlorë, Lezhë dhe Korçë, policia ka asgjësuar 22957 rrënjë kanabis sativa dhe ka arrestuar një person. 


Shkodër, Pukë dhe Vau i Dejës, asgjësohen 11 757 rrënjë kanabis, sekuestrohet një automatik 

Gjatë ditës së djeshme në qarkun e  Shkodrës janë asgjësuar 50 parcela me 11 757 bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
 
Bimët varionin me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren jashtëzakonisht të thyer malor.
 
Forcat  policore të Komisariatit të Policisë Shkodër, Vau Dejës dhe Pukë në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë organizuar një operacion të gjerë të përbashkët në territorin e njësisve administrative Pult, Shalë, Temal, Iballe dhe Gjegjan.

Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, por pa mundur të gjejnë autorët.

Në njësinë administrative Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, pa autor.

Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të llojit canabis  sativa, pa autor.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë administrative Gjegjan u sekuestrua edhe një armë zjarri automatik, e cila dyshohet se përdorej për të ruajtur parcelat me drogë.
 
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Vlorë, asgjësohen 9600 rrënjë kanabis sativa

Policia e Vlorës ka asgjësuar 9600 rrënjë kanabis sativa e mbjellë në fshatrat Llakatudn, Dushkarak dhe Kuç.

Bimët ishin mbjellë në zona të thella pyjore anës luginave, në toka pa pronarë, të cilat u sgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëvë.
 
 
 Lezhë, sekuestrohet drogë dhe municionë, 1 në pranga
 
Një person është arrestuar nga policia e Lezhës pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij policia ka sekuestruar drogë dhe municione.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Gjadër, policia ka arrestuar 23-vjecarin Klojant Ndoka, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij ka gjetur 533 gram kanabis, municione, si dhe ka asgjësuar 200 rrënjë kanabis sativa


Korçë, asgjësohen 1400 rrënjë kanabis, 1 i arrestuar

Aksionet antikanabis kanë vijuar edhe në Korçë, ku janë asgjësuar 1400 rrënjë në fshatin Krushovë në njesinë administrative të Voskopojës.

Policia  po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. 
droga shkoder
droga shkoder
droga shkoder
(Droga e asgjësuar në Qarkun e Shkodrës)

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com