Admir Shabaj, 22-vjeç i dënuar me 10 vjet burg për për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, është arrestuar nga uniformat blu.

Në vitin 2022,i riu së bashku me 2 të tjerë hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankëKoplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.

“Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.