SHKODER - Pista kryesore mbi të cilën është duke hetuar policia e Shkodres mbi ekzekutimin e 38- vjecarit Edmir Koçia është ajo e gjakmarrjes. Sipas uniformave blu dyshohet që vrasësit kanë qenë profesionistë dhe të mirëinformuar për lëvizjet e 38-vjecarit.
Sipas efektivëve të policisë mbrëmjen e 28 nëntorit, 38- vjecari ka qënë brenda banesës dhe pasi ka kontrolluar kamerat të cilat kanë qënë të vendosur përgjatë gjithë rrethimit të shtëpisë se tij në lagjen “Tepe” nga Kocia, ka verejtur 2-3 përsona të panjohur. Menjëherë ka dalë nga banesa me një automjet tip fuoristradë për të bërë kontrollin e kodrës përballë ku edhe ka menduar se mund të kishin lëvizur përsonat e panjohur.
Pasi është sjellë përreth kodrës, autorët dyshohen se janë kthyer prapa në një kënd ku nuk ka patur kamera dhe aty i kanë zënë pritën, vetëm pak metra larg portës së banesës. Pasi ka bërë kontrollin është kthyer por ka hasur në pritën që i kishin zënë autorët. Më të verejtur objektivin autorët kanë zbrasur karikatorët e kallashnikovit ndaj tij. Dyshohet se 38-vjeçari është qëlluar nga dy drejtime të ndryshme dhe atentati ndaj tij ka qenë një pritë.
Pasi janë siguruar se e kanë ekzekutuar, atentatorët kanë qëlluar edhe 3 herë të tjera në ajër me pistoletë, shenjë kjo e cila sipas kanunit tregon se u mor gjak. Sipas policisë kjo është një nga provat që tregon se vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje. Krismat e armëve janë dëgjuar nga familjarët, të cilët kanë dalë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë të afërmit, duke e dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës.
Fillimisht, ai ka shkuar në gjendje të plagosur në spitalin e Shkodrës, ku kishte të paktën katër plumba, që kishin prekur organet jetësore. Ndërhyrja e mjekëve rajonalë ka qenë tepër e vështirë, pasi i plagosuri ka pasur dëmtime tepër të rënda dhe në orët e mëngjesit të së enjtes, për shkak të plumbave të shumtë, 38-vjeçari ka ndërruar jetë. Sipas policisë, autorët kanë pasur informacion të saktë për lëvizjet e viktimës. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar mbi 30 gëzhoja automatiku dhe nga këqyrja e kryer, grupi hetimor pohon se nuk është gjetur ndonjë gjurmë me vlerë që do të çonte në identifikimin e autorëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com