Shkodër/ Vrau 33 vjeçarin në shtator të 2023-it pas sherrit për parkimin, vetëdorëzohet në polici Klodian Mhilli

Shkodër/ Vrau 33 vjeçarin në shtator të 2023-it pas sherrit për parkimin, vetëdorëzohet në polici Klodian Mhilli

Viktima Valter Fjerza

SHKODËR- Klodian Mhilli, 24 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës në 21 shtator të vitit të kaluar në fshatin Hot i Ri, është vetëdorëzuar sot në polici (5 mars).

Dorëzimi i tij ka ardhur pas disa negociatave të policisë me familjarët e tij. Ndaj 24 vjeçarit gjykata e Shkodrës ka caktuar ‘arrest me burg’ nën akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Valter Fjerza, 33 vjeç,  shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mëhilli. Ndërsa ende janë në kërkim kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali