SHKODËR- Klodian Mhilli, 24 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës në 21 shtator të vitit të kaluar në fshatin Hot i Ri, është vetëdorëzuar sot në polici (5 mars).
Dorëzimi i tij ka ardhur pas disa negociatave të policisë me familjarët e tij. Ndaj 24 vjeçarit gjykata e Shkodrës ka caktuar ‘arrest me burg’ nën akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Valter Fjerza, 33 vjeç, shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mëhilli. Ndërsa ende janë në kërkim kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj.