SHKODËR - Marjan Lepuri autori i vrasjes me thikë të 18-vjeçari, Kristian Kacaj, dhe plagosjes së kushëririt tij Mirash Kacajt, është prangosur pasditën e sotme gjatë një aksioni nga uniformat blu të Shkodrës.
 
Burime nga policia e qytetit verior kanë bërë të ditur se, autori i dyshuar i këtij krimi u arrestuar në afërsi të banësës tij në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhë.
 
Një natë më parë Marjan Lepuri pas një konflikti verbal, “se pse e shikonin” qëlloi me thikë në drejtim të dy kushërijnve Kacaj.
 
18-vjeçari Kristian Kacaj nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra, teksa humbi jetën në spitalin e Shkodrës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com