SHKODËR – Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin e Zusit në rrethin e Shkodrës. Indrit Hylli 22 vjeç ka humbur jetën ndërsa kushëriri i tij Jetmir Molla ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se janë qëlluar nga shoku i tyre Meraldo Hado.
Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për motive të dobëta, ndërsa 3 të rinjtë Hylli, Molla dhe Hado kanë qenë në të njëjtën tavolinë në lokalin e natës “Enigma”.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata kanë qenë duke pirë me njëri-tjetrin për disa orë dhe rreth orës 02:00 të së dielës kanë nisur të debatojnë pa ndonjë shkak. Debati në mes të rinjve ka degjeneruar deri në përplasje fizike, në këtë moment 25-vjecari Meraldo Hado ka marrë nga mjeti i tij armën tip pistoletë dhe është rikthyer brenda lokalit duke qëlluar mbi dy kushërinjtë.
Për pasojë 22-vjeçari Indrit Hylli ka humbur jetën menjëherë ndërsa i plagosuri Molla është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal ku edhe ka marrë ndihmën e parë ku edhe ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor i cili pasi ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje si dhe të plagosurin kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. Forcat e policisë tashmë janë vënë në ndjekje të autorit.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com