Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e se mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20. 25 minuta, tek rreth-rrotullimi i lagjes “Rus”.
 
I plagosur është shtetasi Ylli Lisaj 31-vjeç. Ai është qëlluar me arme zjarri në këmbe, pranë një banese ne unazën e qytetit dhe ka ecur për disa metra në këmbë deri tek rreth-rrotullimi, aty ku edhe nuk ka mundur te lëvizë me pasi ka mbetur pa ndjenja.
 
Kanë qënë kalimtarët e rastit që kanë lajmëruar policinë dhe autoambulancën, ku kjo e fundit ka bërë transportimin për në spital te 31-vjeçarit.
 
Sipas bluzave të bardha ai ka humbur shume gjak dhe ndodhet ne gjendje kritike për jetën. Policia e cila ka mbërritur ne vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit, i cili i favorizuar nga errësira është larguar nga zona ku ka shtëne me arme.
 
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori dhe i plagosuri njiheshin me njeri - tjetrin. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje ndërsa hetimet vijojnë.


Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari

korce
(Foto nga vendngjarja)

Dhe në Korçë një përleshje me thike mes dy të rinjsh ka përfunduar me një të plagosur. Sipas policisë së qytetit jug-lindor një 19-vjeçar është plagosur me thikë në krahë nga kushëriri i tij i parë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dersnik. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)