Kryetari i partisë pro serbe “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviç, ka deklaruar se është dënuar nga një gjykatë shqiptare me tre vite burgim për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, për shkak të një fotografie të publikuar 6 vite më parë në Shkodër, krahas së cilës shkruante:“Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”.
Në një konferencë, sipas mediave, ai ka pretenduar se nuk ka fyer askënd me tekstin për të cilin është dënuar.
“Gjykata më dënoi me tre vjet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Dënimi ulet në një vit sepse jam njeri familjar dhe nuk kam precedent penal. Arsyetimi i gjykatës citon edhe të dhëna nga Shërbimi Kombëtar Shqiptar, i cili më përshkruan si një nacionalist serb që mbron idetë e një Serbie të madhe dhe një mik të ngushtë të Mitropolitit Amfilohije”, tha Dajkoviç
Sipas tij, të gjitha këto e çojnë në përfundimin se çështja është e motivuar politikisht. Ai pretendon se i ishte caktuar një avokat kryesisht dhe se i ishte thënë se ekzistonte një marrëveshje për një dënim me kusht, por vetëm nëse ai paraqitej në Shkodër,
“U thashë: Jo, faleminderit. Nuk më shkon ndërmend të shkoj në Shkodër, sepse jam i sigurt se sapo të kaloja kufirin do të dërgohesha menjëherë në paraburgim dhe nga ai paraburgim do të dilja në arkivol”, u shpreh Dajković.
Ai thekson se në publikimin që autoritetet shqiptare e konsiderojnë problematik nuk ka bërë asnjë fyerje apo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Shqipërisë, apo ndaj ndonjë qytetari shqiptar. Përkundrazi, sipas pretendimit të tij, ka paraqitur vetëm një “fakt historik të njohur”, se Shkodra kishte qenë për shekuj me radhë kryeqytet i Perandorisë Serbe.
“Nëse unë duhet të shkoj në burg për këtë, atëherë duhet të shkojë edhe i gjithë sistemi ynë arsimor. Nëse unë duhet të shkoj në burg, a do të mbajë përgjegjësi ndonjë shqiptar që bën të njëjtën gjë me flamujt e Shqipërisë dhe të UÇK-së nëpër Malin e Zi? Këto janë standarde të dyfishta dhe pyes veten se sa mijëra vite burg do të merrnin shqiptarët në Malin e Zi për një vepër të tillë. Unë nuk kam thënë se do ta shkatërroj apo pushtoj Shkodrën dhe, nëse duhet të shkoj në burg, le të jetë kështu, por të kërkoj falje nuk do të bëj”, deklaroi Dajković.
-
Po nese nje Shqiptar do vinte ne Mal te Zi e te thonte Plava fhe Gucia jane troje shqiptare dhe jetojne shqiptar.Besoj as emri nuk do i njihej, keshtu qe cfare do thoni, ADN e shqiptareve ka konfirmuar se jemi shume po shume kohe para sllaveve banor autokton.Hajt shnet bej cik politik te kapesh ndonje vote nga serbet e malit te zi, se e keni kthyer ne biznes duke u marre me shqiptaret sa here jane votimet
Përgjigju -
Kan fajin Politikanet e tane Qe vin ne tokat tona keta pisa serb e grek e japin deklarata te tilla Vetem Politikanet e tane kan faj Politikanet i kemi milingona
Përgjigju -
KUR PASKA QENE SHKODRA QYTET NE SERBI O KOKEMUT....
Përgjigju -
Kët Monstrum nuk duhet denuar, duhet likuiduar menjëherë!
Përgjigju -
Shume mire ta ka bo sepse Shkodra eshte e Shqiperise dhe jo e serbise,ju beni pjese ne serbi dhe jo Shqiperia,ju nuk e meritoni te jeni perfaqesues as lokal e shteteror sepse nje perfaqesues i tidhe nxit urrejtje e racizem,apo nepermjet asaj progande jeni zgjedhur dhe ne ate poste.
Përgjigju-
Serbet kurr skan pas token e shqiptarve'por kan pas okupim tokave shqiptare Ikni ne kaukaze ikni rusi nga keni ardh Rrofsh shqiperia e madhe'
-
-
Po aty ke than Taman shkodera loasht por shqiptar jo Serbia por shqipri ke gatrru kekun me byrkun
Përgjigju








Komente
Komento