Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të gjalla dhe të dashura të qytetit, që do të shtrihet përgjatë gjithë javës me aktivitete për të gjitha moshat.
Sipas programit, qyteti do të kthehet në një skenë të hapur me parada karnavalesh, aktivitete për fëmijë, performanca artistike, muzikë, drita dhe surpriza që do ta mbajnë ritmin e festës gjallë.
Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, u shpreh se kjo do të jetë një javë e mbushur me spektakël dhe energji pozitive, duke ftuar qytetarë dhe vizitorë nga të gjitha trevat të bëhen pjesë e festës.
Java e Karnavaleve premton të sjellë një qytet plot jetë, ku tradita dhe festa ndërthuren për ta kthyer Shkodrën në kryeqendrën e gëzimit dhe argëtimit.
Komente












Jam i bindur se PD istat e shohin ket eviniment negativisht.Bravo B.Beci vazhdo punen e mire qe ban ne Shkoder.Populli te don,natytisht berishiant kunder.Atyre cdo pune e mire e ytja ju duket si keqja ma e madhe.Vazhdo traditen e festimit te karnevaleve te fameshme te Shkodres.Na vjen keq qe nuk mund ta shohim e te kenaqemi ne at feste javore shkodrane.
Përgjigju