"Shkodra", Klosi me punonjësit 
social: Nga sot testim të gjithëve

social: Nga sot testim të gjithëve">
TIRANE - Tashmë nuk do të ndëshkohen vetëm ata që ushtrojnë dhunë por edhe ata që e shohin atë e nuk e denoncojnë. Kështu ka thënë sot ministri Klosi në takimin e mbajtur me punonjësit social dhe drejtuesit e qendrave rezidenciale ku po ashtu theksoi se nga sot do të nisë testimi për çdo punonjës.

"Personeli i institucioneve që sot e tutjee do të testohet vëzhgohet e monitorohet 24 orë nëpërmjet mekanizmave të inspektimit të shërbimit shoqëror"- tha Klosi

Po ashtu Klosi tha se tashmë do të merren masa që të mos ndëshkohet vetëm ai që ushtron dhumë por edhe ata që e shohin e nuk e dënojnë.Drejtoresha e shërbimit social shtetëror Etleva Bisha tha se ajo që ndodhi në Shkodfër kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

"Do dërgojmë pranë organeve të hetuesisë çdo punonjës apo dëshmitar të tyre që nuk denoncon në kohë reale situata të tilla të papranueshme dhune. Por ti marrim me gjithë peshen dhe serjozitetin e duhur sepse anashkalimet e tilla mund të çojnë në situata të ngjashme për fat të keq me atë që ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër"- tha Bisha
 
Pas skandalit të videos në jetimoren e shkodrës janë pezulluar tre kujdestarët si dhe drejtoresha e jetimores.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve