Lufta kundër ndotjes së mjedisit dhe mbajtjes pastër së atraksioneve turistike të vendit, në Shkodër po bën bashkë edhe kundërshtarët politikë.

Deputetje socialiste Marjana Koçeku ka postuar një foto me deputetin demokrat Kliti Hoti, duke deklaruar se mbështet kërkesën e këtij të fundit për mbajtjen pastër të lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Mesazhi i Koçekut është përbashkues: “Ma e randësishme se ndasia politike asht ajo çka na bashkon: Shkodra.”

“E mbështes kërkesën e kolegut, deputetit demokrat Kliti Hoti, për mbajtjen pastër të lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Ma e randësishme se ndasia  politike asht ajo çka na bashkon: Shkodra.

Autoritetet lokale shpesh kanë ba thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim.

Para nji muji bana thirrje dhe kërkesë nga e njajta foltore për lumin Drin, ndotjen dhe nevojën për angazhim serioz nga tanë ne.

Mjedisi nuk asht thjesht çështje estetike, por nevojë jetike që don vëmendjen e duhun”,- shkruan Koçeku në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

‘Këtu derdhen ujërat e zeza, janë zhdukur 40 lloje peshqish’, deputeti Hoti denoncon ndotjen e lumit Buna! Beci: Së shpejti ndërtohet Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura (VIDEO)