/ATSH - Për të dytin vit radhazi, agjencia e spektakleve "Buna 1" ka nderuar personazhet publik të qytetit të Shkodrës për kontributin e tyre gjatë vitit 2014.
Në praninë e Prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, deputetit Agron Çela dhe Mark Frroku, drejtorit të RTVSH-së Martin Leka, si dhe mjaft figurave dhe personaliteteve dhe një publiku të zgjedhur, është zhvilluar një mbrëmje e veçantë në ambjentet e Teatrit Migjeni .

Risia e këtij edicionit të dytë të "Best 10 north" u shënua sportisti Kristian Demaj duke marrë çmimin që në hyrje të teatrit "Migjeni", ku u bë parakalimi në tapetin e kuq të personazheve publik.

Ndarja e çmimeve ishte momenti më emocionues dhe në të njëjtën kohë protagonist të dorëzimit të trofeve, ishin personalitete të artit e kulturës, pushteti vendor si dhe politikës ne Shkodër.

Çmimin e Aktorit të vitit në dramë, e fitoi aktori Bruno Shllaku, çmim ky që iu dorëzua nga deputeti Çela.
Ndërkohe sportisti i vitit u shpall Kristian Demaj.

Ky i fundit kohë më parë, për rezultatet e shkelqyera në ring u nderua nga bashkia me çmimin "Mirënjohja e qytetit".