Shkodra nderoi tenorin Ibrahim Tukiçi në 100-vjetorin e lindjes së tij, me një koncert në Teatrin “Migjeni”, ku artistë të njohur u bënë bashkë për të kujtuar jetën dhe veprën e tij.

Koncerti, i titulluar “Tukiçi i Madh”, solli emocione të veçanta edhe për dy djemtë e tenorit, David dhe Genc Tukiçi.

Kompozitori David Tukiçi u shpreh se babai i tij është nderi i kombit shqiptar, edhe pse zyrtarisht ende nuk e mban këtë titull. Ndërsa pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi e përshkroi koncertin si një rikthim shpirtëror të të atit në Shkodër, qytetin që ai e konsideronte shtëpinë e tij.

Një tjetër moment i veçantë ishte rikthimi i baritonit Gëzim Myshketa në skenën e Teatrit “Migjeni”, pas plot 32 vitesh. Në koncert mori pjesë edhe kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, ndërsa artistët u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin e dirigjentes Elda Laro.

Mbrëmja u mbyll me këngën e njohur shkodrane “Luleborë”, të interpretuar nga Gëzim Myshketa, të cilit iu bashkua edhe i gjithë publiku në sallë.

 

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Nik: 13/11/2026 17:40

    Djemtë e paskan kryer detyrën e tyre, kanë vndosur "Nderi i Kombit" pëe babanë por shteti akoma s'e ka zbatuar vendimin e tyre!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55

    Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?